Një incident i ka ndodhur në mes të detit Chiara Ferragnit gjatë pushimeve të saj të fundit në Greqi. Influencuesja, e freskët nga pasarelat e ‘Javës së Modës në Paris’, po bën disa ditë pushime me miqtë në brigjet e Greqisë.
Me të mbërritur në aeroportin e Athinës, grupi hipi në një varkë me destinacion Hidrën, një ishull me pamje nga Peloponezi, midis Poros dhe Spetes, një orë e gjysmë larg kryeqytetit.
Megjithatë, jo çdo gjë shkon gjithmonë sipas planit: papritmas anija u prish dhe Chiara me miqtë e gjetën veten pa asnjë mundësi për të arritur në destinacionin e tyre. “Djema, u prish varka. Po mundohemi të ankorojmë diku, duke pritur të vijë një taksi”, tha ajo në një video të publikuar në Instagram. “Një udhëtim që supozohej të zgjaste një orë e gjysmë. Ne kemi qenë në këtë varkë në mes të detit për tre orë, dreqin”.
Siç tregoi në profilin e saj në Instagram, Ferragni dhe miqtë e saj më pas fatmirësisht arritën të zbarkonin në ishull.