“Kemi për t’u ndarë, lidhja kaq e pati”/ Semi i bën “diss” Beatrix Ramosajt pas këngës që ajo i dedikoi Donaldit: S’ka faj jo

Këngëtarja Semi Jaupaj i ka bërë ‘diss’ Beatrix Ramosajt, pasi këngëtarja, e cila u fut mes shoqes së saj të ngushtë, Bora Zemanit dhe ish të dashurit të moderatores, Donald Veshajt, postoi këngën ‘Faj’ dedikuar aktorit.

Semi Jaupaj postoi një video në Tik Tok ku këndon ‘Llafe llafe” të Dafina Zeqirit dhe krahas saj shkroi “S’ka faj jo” , fjalë që u konsideruan thumba për Beatrix Ramosaj, e cila u cilësua në rrjet si “vajza që i mori të dashurin mikes së saj, Bora Zemanit, pasi brohori fuqishëm dashurinë e tyre”.

Mes rreshtash artistja këndon tekstin e “Llafe llafe”:

Image

Postimi nga Semi Jaupaj

“Kur na dyt e dina

Qe kena mu nda

Je tu e pa

Un t’thom ty

Sa Llafe llafe?

Lidhja kaq e pati”

Menjëherë fansat kanë vërshuar në komente duke shkruar: “Diss Beatrix”, kjo pasi këngëtarja pas daljes nga BBV publikoi “Faj” dedikuar ndjenjave të saj dhe Donald Veshajt, si edhe dashurisë së tyre të shumë komentuar.

Në tekstin e këngës, Beatrix Ramosaj flet për paragjykimit e njerëzve për romancën e tyre ku “thekson se i kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata po përjetojnë”.

Ajo shprehet nuk bëhet pishman që nisi lidhjen me aktorin, duke shtuar se së shpejti do të jenë bashkë.

Image

Postimi nga Semi Jaupaj

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Erdogan: Perëndimi po e vështirëson krizën Rusi – Ukrainë

Story i radhës

Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022/Flamuri i Kosovës valon në Pekin të Kinës

Të fundit nga