kemi per tu ndare lidhja kaq e pati semi i ben diss beatrix ramosajt pas kenges qe ajo i dedikoi donaldit ska faj jo 61fd27ab0af02

“Kemi për t’u ndarë, lidhja kaq e pati”/ Semi i bën “diss” Beatrix Ramosajt pas këngës që ajo i dedikoi Donaldit: S’ka faj jo

February 4, 2022
1 minut lexim

Këngëtarja Semi Jaupaj i ka bërë ‘diss’ Beatrix Ramosajt, pasi këngëtarja, e cila u fut mes shoqes së saj të ngushtë, Bora Zemanit dhe ish të dashurit të moderatores, Donald Veshajt, postoi këngën ‘Faj’ dedikuar aktorit.

Semi Jaupaj postoi një video në Tik Tok ku këndon ‘Llafe llafe” të Dafina Zeqirit dhe krahas saj shkroi “S’ka faj jo” , fjalë që u konsideruan thumba për Beatrix Ramosaj, e cila u cilësua në rrjet si “vajza që i mori të dashurin mikes së saj, Bora Zemanit, pasi brohori fuqishëm dashurinë e tyre”.

Mes rreshtash artistja këndon tekstin e “Llafe llafe”:

Image

Postimi nga Semi Jaupaj

“Kur na dyt e dina

Qe kena mu nda

Je tu e pa

Un t’thom ty

Sa Llafe llafe?

Lidhja kaq e pati”

Menjëherë fansat kanë vërshuar në komente duke shkruar: “Diss Beatrix”, kjo pasi këngëtarja pas daljes nga BBV publikoi “Faj” dedikuar ndjenjave të saj dhe Donald Veshajt, si edhe dashurisë së tyre të shumë komentuar.

Në tekstin e këngës, Beatrix Ramosaj flet për paragjykimit e njerëzve për romancën e tyre ku “thekson se i kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata po përjetojnë”.

Ajo shprehet nuk bëhet pishman që nisi lidhjen me aktorin, duke shtuar se së shpejti do të jenë bashkë.

Image

Postimi nga Semi Jaupaj

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

erdogan perendimi po e veshtireson krizen rusi ukraine 61fd27a8ad942
Story i mëparshëm

Erdogan: Perëndimi po e vështirëson krizën Rusi – Ukrainë

lojerat olimpike dimerore pekin 2022 flamuri i kosoves valon ne pekin te kines 61fd27ad624b9
Story i radhës

Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022/Flamuri i Kosovës valon në Pekin të Kinës

Të fundit nga

ShkoLartë