“Kemi mësuar nga gabimet”, Vokshi zbulon planin pas protestës së 7 korrikut: Është krijuar një front që do të vendosë…

min lexim

Deputetja demokrate Albana Vokshi në emisionin “Kjo javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka folur në lidhje me atë se çfarë pritet pas protestës së 7 korrikut dhe se si do të jetë axhenda e aksioneve që do të ndërmerren.

Ajo ka shpjeguar se hapat e radhës do të përcaktohen nga fronti për shpëtimin e Shqipërisë, pasi sipas saj tashmë protestat duhet të shtrihen në mbarë vendin.

Vokshi: Të gjitha jemi të vetëdijshëm që nuk mjaftojnë vetëm strukturat e PD për të reaguar, duhet reagim qytetar.

Kjo protestë ishte kombëtare dhe doli përtej strukturave të PD. Kishte qytetarë të lirë që nuk kishin frikë të protestonin edhe pas shantazheve e presionit të administratës së Ramës.

Është krijuar tashmë një front për shpëtimin e Shqipërisë me pjesëmarrjen e shumë aktorëve të shoqërisë cilive, palëve të interesit, shoqatave të profesionistëve të lirë që janë ndër qytetarët që rëndohen më shumë me politikat e qeverisë së Ramës e taksimit.

Ka parti të tjera gjithashtu, është krijuar pra një front që shumë shpejt do të bisedojë për hapat e radhës, lëvizje të mos bindjes civile, kalendar protestash, sepse protesta do të duhet të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë, në çdo rrugë e lagje.

Ky front përtej drejtuesve të PD do të përcaktojë kalendarin. Nuk ka kthim pas. Deri në shkundjen e qeverisë për të respektuar të drejtat e liritë e qytetarëve por nëse nuk reagon…

E keni parë që ka reaguar këto ditë, për katër ditë kanë ndryshuar 4 herë çmimet e naftës. Një ditë para protestës, nxori dy ministre për të njoftuar rritjen e pagës. megjithëse qesharake…

Protesta është gjithmonë e suksesshme nëse jemi bashkë dhe nuk shfrytëzohet për kapital politik por për të mbrojtur e respektuar liritë e të drejtat e qytetarëve.

Ka pasur protesta të organizuara nga Basha që nuk kanë qenë kaq të suksesshme. Kjo kishte një pjesëmarrja masive. Çfarë ndikoi??

Kemi mësuar nga gabimet. Mbase kanë ceduar në organizim, mesazhet që janë dhënë, por nga 7 korriku, kam takuar shumë qytetarë që nuk mundën të merrnin pjesë por janë të gatshëm të vijnë në protestat e tjera sepse panë si u organizua, mesazhet që u dhanë, pjesëmarrja masive, aq më tepër që asnjë qytetar nuk u la i pakënaqur. Të gjithë janë të bindur që do të ketë sërish e do të jenë aty në shesh se janë misionar për Shqipërimin e Shqipërisë. U ndjenë aksioner të asaj proteste, jam e bindur që protesta tjetër kombëtare do të jetë më e madhe sepse është rikthyer besimi.

Artikulimet politike gjatë protestës. Ajo çka tha Berisha për Ramën, e cilësoi armik, në ndryshim nga herët e tjera ku janë quajtur konkurrentë apo kundërshtarë politik. Këtë radhë u quajtën hapur armiq.

Vokshi: Ai keqpërdori, ishte përtej gafës politike por është e turpshme të përdorësh humbjen e jetës së ish-kryeministrit japonez duke treguar edhe frikën që e ka zënë dhe këtë e them edhe nga burime brenda PS që janë tmerruar nga përmasat e protestës. Berisha si kryetar i PD e shprehu qartë se kush sillet si armik me popullin e vet do jetë armiku politik i atij vetë por edhe i gjithë ne. Pse them sillet si armik? A është sjellë si kryeministër i Astirit kur vajti në 5 të mëngjesit me gas e mijëra policë duke nxjerrë në mes të rrugës fëmijë e nënë duke i hedhur nga çatitë, duke përdorur dhunë në shkelje të çdo konvente ndërkombëtare për të rrënuar shtëpitë edhe pse ishin në proces legalizimi dhe kishte premtuar se nuk do ti shmbte? A ndodhi e njëjta me banorët e bregut të Lumit? Me banorët e Unazës së Madhe? Apo po ndodh me banorët e 5 majit ku do shemben, plani i qeverisë është të shemben edhe shtëpi me hipotekë për interes personal e privat jo publik. Do ngrihen kulla dhe qendra tregtare, për interesa të klientelës së Ramës. A u soll armik me Aleancën për Teatrin, me gazetarët, në mes të natës e Covidit shembi një nga perlat e trashëgimisë kulturore.

Do të na ketë aty përballë. Nuk ka pazare me Ramën, do mbrojmë liritë të drejtat dhe interesat e qytetarëve shqiptarë.

Është konsideruar armik nga Berisha sepse është armik i lirive Rama, i të drejtave, medias, ju e dini çka tentuar të bëjnë, dhunën verbale ndaj gazetarëve duke i futur në riedukim. Po instalon monizmin. A mund të konsiderohet kryeministër normal dikush që ka tashmë të gjitha pushtet dhe e shfrytëzon për vota dhe për të ndenjur në pushtet. Duhet ta çajmë skemën vicioze që ka krijuar me të gjitha pushtetet në duart e tij.

Premtuat se me të ardhur në pushtet kush ka vjedhur qytetarët nuk do të gëzojë asnjë qindarkë. Si do të realizohet kjo?

Është një premtim i PD dhe unë këtë e bëra mendoj duke qenë edhe përfaqësuese e mijëra nënave që nuk i kanë fëmijët këtu por i kanë ikur, të mijëra grave që u kanë iku familjarët, në emër të mijëra familjeve që janë tashmë gjysma ose çereku në Shqipëri ndërsa pjesa tjetër jashtë.

Shqipëria është shpopulluar, nënat e gratë janë të vetmuara, nuk ka shpresë. Në emër të shpresës duhet të ngjallim besimin duke denoncuar emër më emër këdo që ka vjedhur prona publike me investitorë strategjikë që kanë lidhje me ministrat e kësaj qeverie apo bashkëpunëtorë të kryebashkiakëve. I kemi denoncuar e do të vijojmë të bëjmë. Personalisht kam denoncuar PPP, Check upin, sterilizimin dhe ende po vonon drejtësia. Kam kallëzuar në SPAK skemën e patronazhistëve në zonën ku kam qenë drejtuese politike. Nëse ka drejtësi, nëse shkojnë para drejtësisë ministrat që vjedhin pronën publike e private, çdo pasuri natyrore, shpresën e të ardhmen e  rinisë…

Në emër të tyre ky është premtimi i parë që duhet mbajtur. Edhe Berisha premtoi që ligji i parë kur PD të jetë në pushtet do të jetë ai që nuk amniston më kryeministrin dhe ministrat, jo më parashkrim për ta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPB mohon deklaratën e Mickoskit se personi i cili ka qëlluar gjatë incidentit në Sheshin Skënderbeu ka qenë i punësuar në MPB

Story i radhës

Celsius ju kushtoi konsumatorëve 350 milionë dollarë duke investuar në kriptoasete

Të fundit nga