Piloti holandez i skuadrës së Red Bull, Maks Verstapen ka kaluar Luis Hamiltonin në aspektin e fitimeve ekonomike.
Sipas raportimeve të fundit, Verstapen, me një pagë prej 40 milionë dollarëve dhe bonuseve prej 20 milionëve, është piloti më i paguar.
Luis Hamilton në anën tjetër fiton një total prej 55 milionë dollarëve për vit. Fernando Alonso fiton 30 milionë, Serhio Perez 26, Sharll Leklerk 23, kurse Vetel e Rikiardo nga 17 milionë dollarë.
Deri këtë vit, Hamilton ishte piloti me më së shumë fitme të të hollave në Formula 1, brenda një viti.