Shkrimtari dhe publicisti nga Kosova Migjen Kelmendi i ftuar sot në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ndërsa ka folur mbi publikimin e romanit të tij ‘Gryka e Kohës’, botim i ‘UET Press’, ka sqaruar edhe polemikën me kryeministrin Edi Rama, lidhur me deklaratat e këtij të fundit gjatë fjalimit në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të nëntorit 1972, që shërbeu si themel i gjuhës standarde shqipe.
Sa i përket deklaratave të kryeministrit Rama, Kelmendi tha se qëndrimet e tij mbi gjuhën shqipe ishin një nekrofili dhe se pret që shumë shpejt të ketë reagime mbi standartizimin e saj, ndërsa mes të tjerash shkrimtari foli dhe mbi krahasimin që i bëri Ramës me diktatorin Enver Hoxha.
“Me doemos mua më duhet të kisha një qëndrim me atë që pashë në media, zhgënjimi im lidhet me kryeministrin, prandaj bëra një reagim dhe për të qenë i sinqertë më kanë thënë që kam qenë i vrazhdë me kryeministrin, dhe u thashë që t’i thuash dikujt në Shqipëri që ‘ti je Enver’ nuk është ofendim, madje mund të merret si kompliment. Në shumë aspekte më ka bindur se e ka ngritur përfaqësimin, unë e di që ai është i familjarizuar me këtë çështje.
Diçka ka mbisunduar në qëndrimet e tij dhe ai vendosi të jetë më qëndrime të tilla ndaj gjuhës. Unë mendoj se ka gjithmonë e më shumë zëra mbi këtë çështjes dhe pres shumë shpejt reagime të njerëzve që e duan gjuhën shqipe. Ajo e tyre ishte një nekrofili ndaj gjuhës”, u shpreh ai ndër të tjera.