​Kelmendi: Më shkuan lotët kur humbi Disi, por po i tregojmë botës kush jemi

min lexim

Trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi ka thënë se humbja e Distria Krasniqi në luftën për medalje të artë e ka befasuar sepse ishte e gindur se do të fitonte, por ka shtuar se medalja e argjendtë është një arritje e madhe për Krasniqi dhe gjithë Kosovën.

Kelmendi: Më shkuan lotët kur humbi Disi

“Realisht në momentin kur humbi Disi në finale, më shkuan lotët sepse ishe një milion përqind e sigurt që do ta mposht. Kemi qenë në disa përgatitje këtë vit dhe Distria jo që e mposhte në stërvitje po thjeshtë e dominojke dhe luante me të si maca me miun kështu që në momentin kur përfundoi lufta e kisha njëfarë shoku të vogël, por prapë se prapë medalja është medalje dhe derisa je në podium, ngjyra e medaljes nuk luan shumë rol se çfarë është”, tha Kelmendi.

Ajo ka shtuar se me këto medalje dhe paraqitje të mira, Kosova po i tregon botës që ka një rini të shëndosh dhe ka vlera të mëdha si komb dhe si popull

Kelmendi: Po i tregojmë botës vlerat tona

“Hera e tretë që Kosova po merr pjesë në Lojëra Olimpike dhe për herë të tretë prapë po marrim medalje, kështu që thjeshtë po ia dëshmojmë botës që e kemi një rini të shëndosh dhe që ndoshta shumë, shumë kohë më parë është dashur të na jepet mundësia ta përfaqësojmë shtetin tonë dhe t’i tregojmë vlerat tona si si komb dhe si popull”, shtoi Kelmendi.

Ndryshe, nga xhudoja, sot do të garojnë Akil dhe Nora Gjakova.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

“Ditë të zeza” e presin Vuçiqin, serbët kundër ndërtimit të minierës së litiumit, ja pse 10 gushti do të jetë vendimtar

Story i radhës

Megan Thee Stallion shfaqet provokuese

Të fundit nga