Këlliçi: PD ka qenë 13 vjet në pushtet falë Berishës

February 2, 2022
1 minut lexim

Deputeti i PD, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi ka folur për zgjedhjet e pjesshme vendore që do mbahen në datën 6 mars si dhe koalicionin me LSI që e kanë emëruar si “Shtëpia e Lirisë”.

Në një intervistë për media, Këlliçi deklaroi se Sali Berisha ka mbajtur PD-në në pushtet për 13 vjet, duke shtuar se Lulzim Basha nuk ka për qëllim fitoren.

Ai shton se kandidatët që dolën nga primaret janë të gjithë produkt i PD, ndërsa koalicionin e sheh si mënyrën e duhur për tu kthyer qytetarëve administrimin lokal.

“Basha është zgjedhur kryebashkiak në Tiranë falë nesh. Lulzim Basha thoshte dikur se na duhet LSI si koalicion e sot ndryshon fjalët. Sa herë që PD ka pasur drejtues Sali Berishën, pritej fitorja. Berisha e mbajti PD-në 13 vjet në pushtet, kurse Basha do të marrë më shumë vota se në zgjedhjet më parë. Basha nuk ka qëllim fitoren.

Qytetarët e dinë se kush bashkëpunon me Ramën. Ne jemi opozita e vërtetë, që do të luftojmë regjimin e Edi Ramës. Bardh Spahia e të gjithë janë produkt të PD-së. Shtëpia e lirisë është këtu për t’ju dhënë qytetarëve administratorë të qyteteve, gjë që është shumë e rëndësishme”, deklaroi Këlliçi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hasi? Sheikët e zëvendësojnë me trajnerin që turpëroi Barcelonën

Story i radhës

​Delegacioni i AMA-s takim me homologët në Malin e Zi

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë