Këlliçi: Ja pse nuk kam besim te SPAK

December 20, 2024
1 minut lexim

Në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, tha se nuk ka besim te SPAK.

Ai tha se e ka të sprovuar këtë, duke iu referuar denoncimeve që ka bërë në Prokurorinë Speciale.

“Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, nuk kishte pse të ishte prokuror për dosjen e inceneratorit, ndërsa e dorëzoi dosjen pa bërë asnjë hetim, pas plot 2 vjet e gjysëm”, tha Këlliçi.

Ai tha se nëse do të kishte bërë detyrën Dritan Prençi, sot Kryebashkiaku i Tiranës do të ishte marrë i pandehur për atë shkresën që e firmosi vetë, duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak.

Këlliçi u shpreh se pavarësisht se në rastin 5D, hetimet e prokurorit Klodian Braho, kanë pasur një tjetër ritëm, ai nuk mund të thotë se gjithçka që ka ndodhur, janë bërë pa dijeninë e Kryebashkiakut të Tiranës.

Por analisti Agim Baçi u shpreh se opozita duhej të mbështeste SPAK në luftën e tij ndaj korrupsionit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bllokim i plotë i Shkupit nëse nuk marrin paga, njoftojnë të punësuarit në NP “Rrugët dhe rrugicat”

Të fundit nga

Presidenti i FIFA-s, ka një mesazh për Kosovën

Përmes një videomesazhi të veçantë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, përshëndeti ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e Vitit 2024”, të FFK-së. I pari i futbollit botëror vlerësoi progresin e jashtëzakonshëm të
ShkoLartë