KEK-u me ambicie të mëdha pas inkuadrimit në Ligën e Parë

min lexim

Me 24 fitore, gjashtë barazime dhe asnjë humbje, skuadra e KEK-ut me në krye trajnerin, Enis Nasufi u shpall kampione e Ligës së Dytë të Kosovës në futboll. Deri te ky sukses, trajneri Nasufi thotë arritën për shkak të forcës grupore të ekipit, që nga lojtarët e deri te kryesia e klubit.

Sipas tij, në çdo aspekt, KEK-u ishte skuadër më e mirë se të gjithë rivalët e ligës në këtë sezon.

Nasufi: Titullin e fituam pasi dominuam ndaj të gjithëve

“Ishte një sezon ku e kemi dominuar të gjithë sezonin, meritat kryesore për këtë sukses i kanë vet futbollistët, pastaj kryesia e klubit, bashkëpuntorët e mi dhe gjithë stafi të cilët e kemi drejtuar si skuadër, pastaj mund të them që klubi i KEK-ut ka pasur një performancë shumë të mirë në nivelin ku ka bërë gara, mirëpo mendoj që me shumë meritë kemi ardhur deri tek kampioni i sezonit…KEK-u në aspektin taktik ka qenë shumë më i fortë se ekipet tjera, pastaj futbollistët i kanë kryer detyrat e tyre të cilat edhe iu takojnë t’i kryejnë”, tha fillimisht Nasufi.

Por, ky sukses tashmë është diçka e kaluar, pasi skuadra nga Obiliqi ka synime edhe më të mëdha në vazhdim dhe tashmë ka nisur të përforcohet me emra të rinj.

Nasufi: Do të kemi blerje të reja në skuadër

“Gjithsesi do të ketë largime, do të ketë edhe ofrime të reja, disa kontrata i kemi vazhduar me disa futbollistë, vlen të ceket kapiteni Besart Dushi i cili ka vazhduar me klubin, pastaj Gëzim Berisha, Bleart Thaçi e disa futbollistë të tjerë të cilët kanë vazhduar dhe të cilët kanë qenë bartës kryesor të klubit të KEK-ut dhe shpresojmë që me ofrimet e reja të bëjmë një konkurrencë shumë të mirë dhe të vazhdojmë me punë që të arrijmë suksese”, shtoi më tutje Nasufi.

Madje, trajneri zbulon për KosovaPress, se KEK-u është në bisedime me disa lojtarë nga Superliga e Kosovës.

Nasufi: Ka futbollistë të Superligës që kanë dëshirë të vijnë te KEK-u

“Jemi në bisedime me dy apo tre futbollistë të Superligës sonë edhe të shohim se si do të shkojnë bisedat me ta…Mendoj se duke e parë projektin i cili është i klubit të KEK-ut, unë mendoj se shumë futbollistë edhe kanë dëshirë të në bashkohen”, bëri të ditur Nasufi.

Nasufi së fundi vazhdoi kontratën me KEK-un, përkundër se thotë që ka pasur oferta edhe nga disa klube të tjera.

Nasufi: Kisha oferta tjera por i qëndrova besnik KEK-ut

“Kam pasur diskutime me tri apo katër ekipe të Ligës së Parë, mirëpo KEK-u me projektin e tij më ka bindur që të vazhdoj edhe për një vit dhe të shohim se si do të ec puna…Futbollistët nëse nuk janë të kënaqur me trajnerin, atëherë trajneri nuk ka pse të qëndrojë aty, kështu që unë jam shumë i kënaqur me futbollistët, po ashtu futbollistët janë të kënaqur me punën time”, tha Nasufi.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Dita e Çlirimit të Podujevës shënohet me aktivitete të shumta

Story i radhës

Rike interviston Stresin, reperi mesazh Eglës: Ua nxiu jetën, por e meritoi fitoren

Të fundit nga