KEK deklarohet për rikthimin në punë të bllokut B2

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka lëshuar një njoftim për media pasi kryeministri Albin Kurti njoftoi sot se është rikthyer në punë blloku B2.

Në njoftimin e bërë, KEK thekson se njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile.

Njoftimi i plotë i KEK-ut:

B-2 në operim dhe me gjendje stabile

Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se pas përfundimit të punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe pas testimeve të njëpasnjëshme që zakonisht realizohen pas një remonti të tillë, njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik. Aktualisht njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile.

Kurti ka thënë se me vënien në funksion të këtij blloku, Kosova për çdo orë do t’i paguajë rreth 50 mijë euro import më pak.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Пожар во стара куќа во делчевското село Ѕвегор

Story i radhës

Infektologu Aliriza Osmani flet për rritjen e të infektuarve në Kumanovë, apelin ndaj mjekëve amë dhe qytetarëve për tu vaksinuar (Video)

Të fundit nga