Kejvina Kthella përjashtohet nga Big Brother VIP Albania – shkak dhuna fizike ndaj Luizit

Ka tash e sa ditë që përflitet për skandalin që bukuroshja Kejvina Kthella ka shkaktuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Bëhet fjalë për dhunën fizike të ushtruar ndaj këngëtarit Luiz Ejlli të shtunën, ku gjuajti me shuplakë pas një debati shumë të nxehtë që patën me njëri-tjetrin.

Dhe për këtë veprim të sajin i cili është cilësuar si ndër më të shëmturarit në këtëforma televiziv, vëllai i madh ka marrë një vendim.

Nga moderatorja e programit, Arbana Osmani, Kejvinës i është komentuar vendimi në dhomën e rrëfimit – i cili ka qenë skualifikimi nga kjo garë për shkak të thyerjes së rregullave.

“Faleminderit nga ju. Unë iki nga këtu me kokën lart, sepse nuk ia lejoj asnjë njeriu të më ulë në atë mënyrë siç më uli ai”, ka deklaruar mes të tjerash Kthella pas pranimit të vendimit për përjashtim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Inspektorati i tregut në terren, pirja e duhanit brenda lokaleve të ndalohet

Story i radhës

Skandali i korrupsionit në Bruksel, ish-deputeti italian bëhet bashkëpunëtor në hetime

Të fundit nga