KEDS tregon se në cilat qytete erërat kanë shkaktuar prishje në rrjet

1 minut lexim

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike, KEDS  ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike dhe erërave të forta që po mbizotërojnë në vend, janë shkaktuar disa prishje në rrjet.

Zonat më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Peja, një pjesë e Ferizajit dhe Mitrovicës. 

“Ekipet tona janë të shpërndara anë e kënd Kosovës dhe po përkujdesen që prishjet dhe problemet e shkaktuara nga erërat, t’i identifikojnë dhe të intervenojnë aty ku po paraqiten mundësitë e intervenimit.

Duke u bërë thirrje konsumatorëve për kujdes të shtuar, në të njëjtën kohë për problemet e shfaqura në rrjet, ju lutem na shkruani në kanalet tona të komunikimit me konsumatorë”, thuhet në njoftimin e tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Luçiano Boçi: Kemi kërkesa të vazhdueshme, në shtator rikthejmë protestat

Story i radhës

Vëllazëroren e parë e fiton Shqipëria, mposht Kosovën në “Kukës Arena”

Të fundit nga