keds ne keto komuna do te kete nderprerje te rrymes te marten dhe te merkuren 61f80d5dd7875

KEDS: Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës të martën dhe të mërkurën

January 31, 2022
1 minut lexim

Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës të martën dhe të mërkurën 

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet të cilat do të kryhen gjatë ditës së nesërme dhe të mërkurës.

Për shkak të punimeve do të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet:

01.02.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Prishtinë

1.

Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

TS 10/04 kV Banesat e Univerzitetit (kodi 190000074212) prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: Banesat e Univerzitetit.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, testimi i kabllos 04kV me anë të automjetit matës, pasi është në prishje.

Pejë

1.

Nga TS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

TS 10 kV Jashanica (kodi 52000003) prej orës 12:00 deri ne ora 14:00

Vendet: Pograxhë, Qupevë, Jellovc, Resnik, Jashanicë dhe Led Light Tehnology.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i dy shtyllave te tensionit të mesëm në fshatin Jashanicë.

02.02.2022

Punime nga palët e treta

Ferizaj

1.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Lipjan-Qendra 2 (kodi: 41000019) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Lipjan – qyteti një pjesë.

Arsyeja: Realizimi i sistemit Hyrje/Dalje, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Prishtinë

1.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

TS 10/04 kV Jeton Vezir Selimi “Arti Group” (kodi: 12000027192) prej orës 10:00 deri në ora 11:30

Vendet: rr.Ahmet Krasniqi objekti Arti Group.

Arsyeja: Vendosja e kthinës me ndërprerës në trafostacionin ekzistues, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Prizren

1.

Nga NS 110/35/10kV Therandë do të ndërprehet:

LP 10kV Shiroka (kodi: 32000005) nga ora 14:00 deri 15:00

Vendet: Pjesët periferike të Therandës (rr.Reçani); Banesat e Benafit, Banesat e Inxhinieringut, Banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorëve mates rrymor në nënstacion sipas rekomandimit të pranimeve teknike, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d0bcd183d186d183d0bdd181d0bad0b8 d0b8 d0bad0bed187d0bed181d0bad0b0 d19cd0b5 d0b1d0b8d0b4d0b0d182 d0bdd0bed0b2d0b8 d0bfd0bed182d0bfd180 61f80d2261fbf
Story i mëparshëm

Муцунски и Кочоска ќе бидат нови потпретседатели на ВМРО-ДПМНЕ, лекарот Симеонов влегува во ИК

regjistrimi per zgjedhjet e 6 marsit partia e ballit kombetar dergon shkrese ne kqz 61f80d9a05969
Story i radhës

Regjistrimi për zgjedhjet e 6 marsit/ Partia e Ballit Kombëtar dërgon shkresë në KQZ

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë