KEDS-i në kuadër të Javës së Sigurisë në Punë, në ambientet e ndërtesës së këtij institucioni në Distriktin e Pejës, ka realizuar me sukses një simulim zjarri në ndërtesë dhe hapat e nevojshëm për evakuim dhe kërkim-shpëtim.
KEDS-i bëri të ditur se punëtorët ishin protagonistë të simulimit, teksa zjarri u improvizua në katin më të lartë të ndërtesës.
“Zjarri i improvizuar në katin e lartë të ndërtesës bëri që punëtorët të evakuoheshin jashtë objektit dhe, përderisa reaguan, brenda disa minutash ishin në vendngjarje Policia e Kosovës, ekipit i Urgjencës së Pejës, Zjarrfikësit lokalë, pjesëtarë të KFOR-it, përfaqësues të institucioneve komunale, si dhe dhjetëra nxënës të këtij qyteti”.
“Punëtorët e mësuan në praktikë si të reagojnë në rast zjarri dhe si të veprohet nëse dikush është i lënduar ose ka mbetur brenda. Ekipet e urgjencave të komunës dhanë një kontribut të madh që punëtorët e kompanisë të jenë më të sigurt dhe dinë si të veprojnë në rastet e emergjencave”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, bëhet e ditur se KEDS-i ka ndarë mirënjohje për të gjitha institucionet e pranishme, teksa i ka falënderuar për kontributin që punëtorët e tyre të jenë sa më të sigurt në vendin e punës.
Burimi: botasot.info