Keanu Reeves është duke u fejuar? Aktori kërkon unazë diamanti në Los Angeles

1 minut lexim

Keanu Reeves mund të jetë gati për të shtruar pyetjen e madhe për vajzën që ia ka rrëmbyer zemrën.

57-vjeçari është parë duke bërë pazat në Los Angeles të enjten, siç raporton DailyMail.

Ylli i “The Matrix” kishte veshur një xhaketë të zezë të shoqëruar me një shall gri dhe xhinse blu.

Ai gjithashtu vendosi një palë syze dielli të shkëlqyera.

Reeves u fotografua në Irene Neuëirth në Melrose Place në zonën perëndimore të Hollywoodit, me sa duket duke kërkuar një diamant për të dashurën e tij, Alexandra Grant.

Imazhet vijnë përpara ditëlindjes së 49-të të Alexandras.

Aktori është në lidhje me artisten nga viti 2018, gjersa e bëri romancën publike një vit më vonë, në 2019.

Image

Keanu Reeves

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mendimtarët politikë dhe ilumanizmi revulocionar 

Story i radhës

Ndryshon sërish çmimi i naftës në vend, rritet benzina

Të fundit nga