​KE propozoi një kufi të sipërm për çmimin e gazit: S’bëhet fjalë për ndërhyrje në treg

November 22, 2022
min lexim

Komisioni Evropian propozoi sot krijimin e një mekanizmi korrigjues të tregut, i cili do të aktivizohej kur çmimi në Bursën Holandeze të Gazit (TTF) të jetë mbi 275 euro për megavat orë për dy javë dhe 58 euro më i lartë se çmimi referencë i LNG-së për 10 ditë rresht për dy javë.

Mekanizmi korrigjues i tregut është përgjigja e Komisionit ndaj kërkesës së më shumë se gjysmës së shteteve anëtare për të kufizuar çmimet e gazit, të cilat kanë arritur nivele rekord në muajt e fundit pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Mekanizmi i përkohshëm, i cili do të krijohet më 1 janar 2023 dhe i kufizuar në një vit, synon të mbulojë çmimet e kontratave mujore, për dorëzimin e muajit të ardhshëm, në tregun holandez të gazit TTF, i cili shërben si referencë për shumicën e transaksioneve në BE.

Sipas idesë së Komisionit, mekanizmi korrigjues që do të kufizonte çmimin e gazit do të aktivizohej vetëm në rast të rritjes së tepërt të çmimit, i cili nuk kushtëzohet nga arsyet e tregut.

Qëllimi kryesor i një mekanizmi të tillë do të ishte frenimi i rritjes artificiale të çmimeve të gazit, të cilave aktorët në tregun e gazit dinë t’i drejtohen për të rritur fitimet.

“Nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në treg për të rregulluar çmimet në një nivel artificialisht të ulët. Ky mekanizëm është mjeti i fundit, për të parandaluar rastet e çmimeve tepër të larta, të cilat nuk janë në përputhje me lëvizjet e çmimeve në tregun botëror”, tha komisionarja Kadri Simson.

Mekanizmi do të aktivizohet automatikisht kur plotësohen dy kushte: kur çmimi i gazit në TTF është mbi 275 euro për megavat orë për dy javë dhe 58 euro më i lartë se çmimi i referencës së LNG-së për 10 ditë rresht gjatë dy javëve, shpjegoi Simson.

Sipas propozimit të Komisionit, mekanizmi mund të çaktivizohet në çdo kohë nëse çon në përçarje të tregut, për shembull nëse prodhuesit i devijojnë anijet e tyre me gaz në tregje që do të paguajnë më shumë, duke çuar në mungesa në Evropë.

Aktualisht, çmimi i kontratës në TTF është rreth 120 euro për megavat orë, ndërsa në gusht ka arritur mbi 340 euro.

Sipas propozimit të Komisionit nuk do të lejohen kontrata mujore që do të kalonin 275 euro për megavat orë. Kontratat mujore këtë vit nuk e kaluan shumën prej 275 eurosh, përveç disa ditëve në fund të gushtit.

Ky propozim do të diskutohet nga ministrat e Energjisë së vendeve anëtare, të cilët do të mblidhen të enjten në një takim të jashtëzakonshëm në Bruksel.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mariçiq: Kemi një bazë dhe përgatitje të mirë

Story i radhës

Një vit nga tragjedia në Bullgari, familjarët kërkojnë zgjerimin e hetimeve

Të fundit nga

ShkoLartë