ke nderhyre mes dy shokeve qe nga femijeria nisma ia rikujton haradinajt mekatin e para pese viteve 68080ca94e0fc

“Ke ndërhyrë mes dy shokëve që nga fëmijëria”, Nisma ia rikujton Haradinajt “mëkatin” e para pesë viteve

April 22, 2025
1 minut lexim

Vesel Krasniqi, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare nga radhët e Nismës Socialdemokrate, i ka reaguar bartësit të listës me të cilin garonte, Ramush Haradinajn, pas deklaratave të këtij të fundit për liderin e Nismës, Fatmir Limajn.

Krasniqi në reagimin e tij ka rikujtuar se si ia kishte marrë nga grupi parlamentar Haxhi Shalën Nismës, për të cilin thotë se ishte shok me Limajn që nga fëmijëria.

“Debatin e z.Haradinaj që dëgjuam sonte i cili shpërfaq mllefin ndaj kryetarit Limaj, gjoja për tradhti se u largua nga AAK, ju rikujtojmë z.Haradinaj se kogja me krenari  dikur keni prishur grupin parlamentar të NISMA-s, duke marr deputetin Haxhi Shala dhe jo vetëm, por duke ndërhyr në mesin e dy shokëve që nga fëmijëria, e që e konsideruat si sukses tuajin”, thuhet në postimin e tij.

Tutje, ai e ka kritikuar Haradinajn edhe për deklaratën ku Haradinaj sot tha se nëse bashkëpunon Limaj me Kurtin është “dorë e zgjatur e Serbisë”.

“Kryetari Limaj asnjëher nuk ka qenë dor e zgjatur e Serbisë ( marre të thuhet nga një bashkëluftëtar) dhe nuk ka punuar në dëmë të vendit, ai ka kontribuar si në luftë ashtu edhe pas luftes për popullin e Kosovës dhe vendin tone”, tha ndër të tjera Krasniqi.

Tutje ai e ka quajtur Limajn “politikan të përmasave ndërkombëtare”.

“Vërtet kur po ndëgjojmë liderë të subjekteve politike, duke përdorur fjalor fyes, linques dhe shumë mllef ndaj liderëve tjerë politik, më shtohet dhe më përforcohet bindja edhe më shumë se me të vërtet z.Fatmir Limaj është politikan i përmasave ndërkombëtare, i cili në fjalorin e tijë nuk ka vend për fyerjet, përqarjet siq bëjnë disa të tjerë”. /

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

rekord aeroporti i tiranes mbi 750 mije pasagjere ne mars 680803475504f
Story i mëparshëm

Rekord, Aeroporti i Tiranës mbi 750 mijë pasagjerë në mars

gostivari ankohet ne ffm pesuam gol pas nje shkelje materiale te rregullave 6808106767d9b
Story i radhës

Gostivari ankohet në FFM: Pësuam gol pas një shkelje materiale të rregullave! 

Të fundit nga

WhatsApp-i po thellohet në AI, ky është opsioni i ri

WhatsApp do të lejojë së shpejti përdoruesit të krijojnë sfonde për bisedat duke përdorur Meta AI, raporton Business Standard. Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të krijojnë sfonde të personalizuara duke përdorur komanda
ShkoLartë