KE-ja në raportin për Maqedoninë: “Dhunë dhe kushte të mjera në burgje”

October 23, 2022
min lexim

Mbeten mangësitë kryesore të sistemit të burgjeve – sistem i keq i menaxhimit dhe punës së punonjësve, mungesë e stafit, cilësi e dobët e kujdesit shëndetësor për të dënuarit, dhunë mes personave të dënuar, kushte të mjera materiale, mungesë e aktiviteteve të dedikuara dhe korrupsion endemik, thekson Komisioni Evropian në Raportin e fundit për progresin e Maqedonisë së Veriut.

KE thekson se ka Strategji për zhvillimin e sistemit ndëshkues-përmirësues 2021-2025, por thekson se zbatimi i plotë i saj kërkon fonde, staf shtesë dhe angazhim politik. KE vëren se është formuar një grup ndërdikasterial për të monitoruar dhe vlerësuar zbatimin e Strategjisë.

Një shqetësim shtesë i vënë në dukje nga KE është mbipopullimi i burgjeve. Sipas të dhënave të marsit të vitit 2022, bëhet fjalë për 2.462 persona të dënuar dhe të paraburgosur. Prioritet duhet të jetë renovimi i objektit më të lënë pas dore në Idrizovë, sipas rekomandimeve të Komitetit Evropian për parandalimin e torturës, ndërsa për profesionalizmin dhe menaxhimin e burgjeve nevojitet emërimi i drejtorëve, duke përfshirë edhe ata që janë ushtrues detyre, të jetë kryesisht në bazë të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve nga viti 2019.

Është e nevojshme që të vazhdojnë kontrollet e rregullta në burgje. Korrupsioni në burgje vihet re si një problem, i cili përsëritet vazhdimisht, të cilit në raport iu dha epiteti endemik. Në dokumentin e KE-së përmendet se një plan vjetor për të luftuar korrupsionin është miratuar në shkurt të këtij viti dhe duhet të zbatohet.

Është ende problem mungesa e kujdesit shëndetësor dhe masave adekuate për trajtimin e varësisë nga droga në burgje, i cili mbetet një shqetësim serioz dhe diçka që duhet ta trajtojë Ministria e Shëndetësisë.

Maqedonia e Veriut duhet të punojë urgjentisht për çështjen që po vazhdon vazhdimisht për kushtet joadekuate të paraburgimit në burgje, stacione policore, si dhe në institucionet e kujdesit social dhe psikiatrikë, sipas rekomandimeve të raportit të fundit të KPT-së.

KE thekson se Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë rekomandimet e Komitetit evropian për parandalimin e torturës (KPT) të publikuara në vitin 2021.

Në vitin 2021, mekanizmi i kontrollit civil të Avokatit të Popullit ka vepruar rreth tetë ankesave, dy kundër punonjësve të policisë dhe gjashtë për pjesëtarë të policisë së burgjeve, që paraqet një rënie nga viti i kaluar, kur ka vepruar për 21 ankesa.

Ka paraqitur një kërkesë në Prokurorinë publike për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë penale, ndaj dhjetë kërkesave të ngjashme në vitin 2020. Kjo ka sjellë deri në veprim rreth një lënde para Gjykatës Themelore Penale – Shkup për abuzim gjatë kryerjes së detyrës nga një polic.

Në vitin 2021, departamenti përkatës në Prokurorinë publike ka hapur 91 raste të reja (kallëzime penale) ndaj 213 personave me kompetenca policore ose pjesëtarë të policisë së burgjeve, të cilët dyshohen se kanë kryer krime.

Si rezultat i hetimeve, në vitin 2021 janë akuzuar 33 persona, janë ngritur 20 aktakuza dhe janë dhënë aktgjykime të shkallës së parë ndaj 50 personave (gjashtë dënime me burg, 36 dënime me kusht, katër gjoba dhe katër lirime).

Procesi i kthimit në shoqëri i personave që kanë vuajtur dënimin me burg duhet të realizohet nëpërmjet bashkëpunimit ndër-institucional mes burgjeve dhe shërbimit të provës.

Sistemi i provës vazhdon të zhvillohet, ndërsa numri i rasteve po rritet, thekson KE. Në vitin 2021 janë regjistruar 451 raste të provës (276 në vitin 2020), shumica prej të cilave janë në shërbim të përgjithshëm, shërbim prove me mbikëqyrje mbrojtëse dhe mbikëqyrje me kusht.

KE thekson se nuk është bërë progres në lidhje me miratimin e ndryshimeve në kornizën ligjore për rritjen e përdorimit të dënimeve alternative dhe procedurave alternative. Këto masa, thekson KE-ja, janë të domosdoshme që të përmirësohet risocializimi dhe rehabilitimi i personave të dënuar, me çka do të zvogëlohet rreziku i përsëritjes së krimit, përfshirë këtu edhe të miturit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

(VIDEO) Alternativa: Taravari vardiset për të hyrë në Qeveri

Story i radhës

Arsenali i falet Granit Xhakës, merr pikë në Southampton

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë