KDI-ja ka publikuar fletënotimin e komunave lidhur me premtimet e fushatës zgjedhore për hapësira të gjelbërta mjedisore. Pjesë e këtij hulumtimi ishte edhe organizata “Avonet” nga Ferizaj. Ky hulumtim është i pari i këtij lloji në Kosovë i realizuar nga KDI-ja që prek problemet thelbësore e praktike mjedisore në nivel lokal.
Në total, niveli i përmbushjes së premtimeve të gjelbëra nga Komuna e Ferizajt, është nga 9 premtime, ku 8 janë të përmbushura dhe një është gjysmë e përmbushur, apo 88.9 për qind të përmbushura dhe 11.1 për qind gjysmë të përmbushura.
Nga ky raport del se komuna e Ferizajt, renditet në vendin e parë sa i përket realizimit të premtimeve të gjelbëra.
Sipas Fletënotimit Mjedisor, deri në dhjetor të vitit 2024, në 11 komuna ku është kryer hulumtimi janë përmbushur vetëm 27.27 për qind e premtimeve të gjelbra, duke reflektuar një mungesë të theksuar të llogaridhënies dhe një qasje anemike ndaj qeverisjes së gjelbër.
“Kryetari i Komunës së Ferizajt ka të publikuar një program zgjedhor te shkruar, i cili është i qasshëm në internet. Nga 69 premtimet e dhëna gjate fushatës, 9 prej tyre janë fokusuar në çështje mjedisore, që përbën 13% të totalit të premtimeve. Programi përfshin premtime të gjelbra, por nuk ofron përllogaritje të sakta ose të përafërta të buxhetit për këto projekte të specifikuara në platformë. Sidoqoftë, vlera totale e investimeve në projekte mjedisore është 7.050.000.00 eurosh, sipas të dhënave të marra nga Komuna. Në lidhje me afatet kohore, komuna ka theksuar se projektet janë pjesë e platformës qeverisëse dhe do të përfundojnë deri në fund të mandatit por që në program zgjedhor nuk ka përcaktime të tilla kohore”, thuhet në raport, përcjellë organizata “Avonet”.
Sipas kësaj organizate, sa i përket nivelit të zbatimit të premtimeve të gjelbra në Ferizaj del se shumica e tyre janë përmbushur, duke përfshirë vazhdimin e ndërtimit të kolektorëve te ujerave të zeza, gjelbërimin e kryqëzimeve në rrugët e qytetit, krijimin e parkingjeve për biçikleta, zgjerimin e hapësirave rekreative dhe përmirësimin e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave.
“Megjithate, disa projekte, si rregullimi i shtretërve te lumenjve dhe lobimi për tërheqjen e investitorëve, mbeten ende në proces ose në fazë fillestare, për të cilat nevojitet përkushtim i metejshem”, thuhet në raport.
Burimi: botasot.info