KB Vushtrria po organizohet, Osmani: Jemi përforcuar

August 17, 2022
1 minut lexim

Klubi i basketbollit Vushtrria po riorganizohet për t’u paraqitur edhe më mirë në Ligën e Parë të Kosovës. 

Klubi ka kaluar periudha shumë të vështira, por tani është riorganizuar në mënyrën më të mirë.

Drejtori sportiv i klubit vushtrrias, Agon Osmani, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se çdo gjë po shkon sipas planit dhe beson e shpreson se do të janë gati për sfidat e reja.  

Image

Përforcimi

“Pas 10 viteve që ka qenë gjendje tmerrshme, klubi ka filluar me organizuar dhe kemi bë transfere të lojtarëve”, thotë Osmani.

Kryetar i klubit është Fadil Bunjaku, i cili po orvatet që të krijojë kushte sa më të mira për punë.

“Garojmë në Ligën e Parë dhe jemi regjistruar në federatë për pjesëmarrje.

Kemi bë edhe regjistrimin e lojtarëve edhe të përforcimeve”, tzregon Osmani. 

Vushtrria ka përfunduar në vend të pestë në edicionin e kaluar, duke shënuar 11     fitore e pësuar 7 humbje nga 16 ndeshje, tubuan 29 pikë.

Përforcimet e Vushtrrisë

Besnik Azemi (Vëllaznimi)
Blend Mehana (Trepça)
Albion Imeri (Golden Eagle Ylli)
Xhevdet  Ademi             
Deshawn Wilson (Rahoveci) 
Drinor  Gërxhaliu

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestohet kërçovari, policia i gjen një qese kokainë në veturën Mercedes

Story i radhës

Vazhdojnë aktivitetet investuese të MASH-it , në Kumanovë po rikonstruktohet SHF “11 Tetori”

Të fundit nga

ShkoLartë