Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka emëruar një trajner të ri.
Audrius Prakuraitis është zyrtarizuar në krye të skuadrës nga Gjakova.
Prakuaratis e njeh mirë basketbollin kosovar pasi 58 vjeçari në të kaluarën ishte trajner i Prishtinës dhe Bashkimit.
Madje ai në sezonin 2016/17 u shpall kampion me Prishtinën si dhe fitoi Kupën e Kosovës.