katy perry pas performances se pare ne kosove ishte magjike 6a70f25c5c0c2

Katy Perry pas performancës së parë në Kosovë: “Ishte magjike”

August 3, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja amerikane Katy Perry ka ndarë emocionet e saj pas koncertit të parë në Kosovë, ku performoi në kuadër të festivalit Sunny Hill Festival.

Perry publikoi një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen për publikun kosovar dhe organizatorët e festivalit.

“Shfaqja ime e parë ndonjëherë në Kosovë ishte magjike!! Faleminderit Dua Lipa dhe Sunny Hill Festival që më patët pjesë të këtij momenti”, shkroi ajo.

Image

Katy Perry

Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë fansat që, pavarësisht temperaturave të larta, morën pjesë në koncert.

“Ky është fundi i Eurosummer!! Faleminderit çdo personi që përballoi të nxehtin për të ardhur të shihte shfaqjen tonë. Ju dua”, u shpreh këngëtarja.

Image

Katy Perry dhe Dua Lipa

Performanca e Katy Perry në Sunny Hill Festival u prit me entuziazëm nga publiku, duke shënuar një nga momentet më të rëndësishme të edicionit të këtij viti të festivalit.

Image

Katy Perry
Image

Katy Perry

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

momenti kur droni ukrainas godet plazhin ne rusi prane pallatit te putinit 6a70f19409ca5
Lajmi i mëparshëm

Momenti kur droni ukrainas godet plazhin në Rusi, pranë “pallatit të Putinit”

identifikohen te dyshuarit per sulmin e dhunshem ne gostivar 6a70f65684a70
Lajmi i radhës

Identifikohen të dyshuarit për sulmin e dhunshëm në Gostivar

Të fundit nga

ShkoLartë