Katolikët, protestantët dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë festojnë Krishtlindjet

December 25, 2022
1 minut lexim

Shkup, 25 dhjetor – Besimtarët katolikë dhe protestantë dhe një pjesë e të krishterëve ortodoksë, të cilët ndjekin kalendarin gregorian, sot e shënojnë  Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet.

 

Krishtlindjet sot i festojnë edhe Patriarkana Ekumenike dhe kishat ortodokse  në Greqi, Bullgari, Rumani, Ukrainë dhe Gjeorgji, të cilët kanë pranuar kalendarin gregorian. Pjesa tjetër e botës ortodokse, e cila ndjek kalendarin julian, mes të cilave edhe Kisha Ortodokse Maqedonase – Dioqeza e Ohrit, Kisha Ortodokse Serbe, Patriarkana e Moskës dhe Jerusalemit, Krishtlindjet do t’i festojnë  më 7 janar.

Në mesazhin e Krishtlindjeve ipeshkvi i Shkupit dhe  Eparkia e Strumicë-Shkupit, imzot Kiro Stojanov, theksoi se beson se në këtë kohë do të ishte ngushëlluese për të gjithë ne të dëgjojmë thirrjen e shumë popujve që të ndjekin  rrugën e paqes, madje edhe nëse do të mund të dalin nga goja e atyre që mbajnë armën e fuqisë në duart e tyre.

Ai shtoi se në ditët e sotme tonet e tilla janë gjithnjë e më pak edhe pse ndoshta janë,  ato janë aq të dobëta saqë mezi dëgjohen, ndërsa jemi  dëshmitarë se të fuqishmit e botës po sillen gjithnjë e më shumë si zotëri  të këqij mbi këtë planet të brishtë të rrënuar nga shumë luftëra dhe trazira.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moti për 5 ditë në Kosovë

Story i radhës

Pendarovski uroi për Krishlindje

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë