Katet pa leje/ Gjobë dhe konfiskim, shpëton kush i fal apo kush i blen

min lexim

Qeveria ka vendosur që të shembë apo të konfiskojë katet shtesë te objekteve  ndërtuara ne shkelje te ligjit.

Ndërtuesit që ka kryer shkeljen, i jepen tri mundësi. Vijat e kuqe për shkelësit e ligjit, i vendosi kryeministri Edi Rama.

“Boll më ndërto-korrupto policinë dhe inspektorët-dhe në fund futi një legalizim. Të harrojnë s’do kenë kurrë mundësi legalizimi për kate dhe metra katrorë për qëllim fitimi. Godinat apo shtesat pa leje ose mund të shemben ose konfiskohen në rast se nuk parablihen apo dhurohen”, tha Rama.

Rama i shpalli luftë ndërtuesve që shkelin ligjin dhe ofroi  mbrojtje për blerësin e sipërfaqeve të ngritura pa leje.

“Mos tentoni t’i përdorni blerësit si pengje. Flasim për milionerët, konfiskohet shtesa, plus paguhet gjobë dhe shkohet për ndjekje penale. I kemi dhënë të drejtën e parablerjes së metrave katrorë jashtë lejes me një çmim real të tregut, jo atë që deklarojnë atje ose ta dhurojnë”.

Kryeministri Rama paralajmëroi se metrat katror që do të konfiskohen do të shkojnë për strehim social ndërsa paratë që do të mblidhen nga parablerja e mundshme do shkojë për shpronësime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickoski: Bashkë me referendumin të ketë edhe zgjedhje të parakohshme

Story i radhës

Nikollovski: Marrëveshja me Bullgarinë është burimi i të gjitha problemeve

Të fundit nga