​Katër shkolla në Deçan pranojnë donacion nga KFOR-i italian

October 2, 2023
1 minut lexim

Komuna e Deçanit ka pranuar donacion në vlerë prej 30 mijë euro nga KFOR-i italian.

Bëhet fjalë për disa pajisje teknologjike të cilat janë ndarë për katër shkolla të kësaj komune.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Deçanit duke theksuar se “projekte të tilla që rritin cilësinë e arsimit dhe zhvillojnë aftësitë e nxënësve në komunën tonë, janë çdoherë të mirëseardhura”.

“Sot, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, drejtori i Arsimit z. Besnik Hulaj pranoj donacion nga Komandanti i Komandës Regjionale Perëndim (RCW) Kol.Gabriele Vacca, për disa pajisje teknologjike, si Smart TV dhe Laptop, për Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”, IAAP “Tafil Kasumaj”, shkollën fillore në Prapaqan dhe Rastavicë”, ka njoftuar Komuna e Deçanit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin, VOA: Nis viti i ri akademik, por me probleme të mbartura

Story i radhës

Spikeren e lajmeve e kap e qeshura gjatë transmetimit ‘live’, momenti bën xhiron e rrjetit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë