Katër qytetet e pensionistëve, prof. Hasneziri: Thellon problematikën e skenës së sigurimeve shoqërore

1 minut lexim

Prof. Assoc Luan Hasneziri, jurist, thotë në studion e emisionit “Sintezë” nga Brenton Kotorri, se në qytete të ndryshme të Shqipërisë, numri i pensionistëve ka shkuar në 35% duke thelluar më tej skemën e sigurimeve shoqërore.

“Qarqet periferike si Kukësi apo Gjirokastra ka sjellë këtë problematikë.

Është e vërtetë që veçanërisht brezi i ri ka lëvizur dhe kjo ka bërë që ndoshta rreth 35% e popullsisë në rrethe si Kukësi, Gjirokastra, Dibra apo Lezha janë pensionistë. Të rinjtë ose kanë ardhur në Tiranë ose janë larguar jashtë vendit.

Që paraqet probleme me skemën e sigurimeve shoqërore, sepse kërkon subvencionimin nga shteti”, theksoi ai.

Story i mëparshëm

“Do ta nxjerri motrën prej pune, shoqen prej pune” – Menduh Thaçi thotë se po u bëhet presion simpatizantëve të PDSH-së

Story i radhës

Shtatë gjërat që nuk duhet t’i bësh nëse ke nisur një punë të re

Të fundit nga