Ka dy sezone që flitet se Arsenali ka nevojë për një qendërsulmues që shërben si makineri golash.
Madje plot thonë se ajo është e vetmja pikë që i mungon klubit londinez për t’i prekur trofetë, të cilëve u është afruar së tepërmi.
Sipas raportimeve nga TEAMtalk, nënkampioni anglez e ka hartuar listën e shkurtër me katër qendërsulmues.
Victor Gyokeresi i Sportingut të Lisbonës, Marcus Thurami i Interit të Milanit, Benjamin Sesko i RB Leipzigut dhe Jonathan Davidi i Lillet janë katër më të dëshiruarit.
Burimi: botasot.info