Katër policë u lënduan nga përleshja mes tifozëve në Prishtinë

December 11, 2022
1 minut lexim

Katër policë pësuan lëndime sonte pas përleshjes mes tifozëve në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës në basketboll, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Kjo ndeshje u zhvillua sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, teksa u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin 73:54.

Kjo ndeshje u përshkrua me tensione në tribuna, ku të pranishëm ishin “Plisat” dhe “Torcidat”.

Një përplasje e madhe mes tyre ndodhi pasi përfundoi pjesa e parë, me ç’rast u nevojit edhe ndërhyrja e policisë.

Zyrtarët e ndeshjes pastaj vendosën për zbrazje të palestrës dhe pjesa e dytë e ndeshjes u zhvillua pa praninë e tyre.

Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishinë, konfirmoi se katër policë u lënduan nga kjo përleshje. Ajo gjithashtu konfirmoi se nuk ka ndonjë tifozë të lënduar.

“Sot rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar”, tha Ahmeti.

“Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e peronave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, deklaroi zëdhënësja e Policisë.

Kujtojmë se këtë incident e ka dënuar ashpër Federata e Basketbollit e Kosovës, Komiteti Olimpik i Kosovës, si dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këto janë 4 shenjat më të papjekura të horoskopit

Story i radhës

Ekspertët amerikan në aksion, bëhet gati lista e zezë dhe sanksione financiare për ish zyrtar dhe ato aktual (Video)

Të fundit nga

Kur do të hapet Ura e Ibrit?

Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, pritet të mbahet në dhjetor. Megjithatë, nuk dihet nëse në agjendën e këtij takimi, temë diskutimi do
ShkoLartë