Katër pjesëtarë të Grupit Kumanova infektohen me Covid-19

Katër pjesëtarë të Grupit Kumanova janë infektuar me Covid-19. Kjo është konfirmuar nga Fatmir Reqica përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Reqica ka njoftuar se dje ka bërë testin për Covid-19, bashkë me tre shokët e tij dhe të gjithë këta kanë rezultuar pozitivë.

Gjithashtu, Reqica njoftoi se vaksinat i kanë marrë dhe tutje bëri thirrje të vaksinohen të tjerët.

Vaksinën e tretë Reqica njoftoi se do ta marrë shumë shpejt.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të pjesëtarit të Grupit Kumanova, Fatmir Reqica:

Pasi që dje bëmë Testin për  Covid 19 rezultatet e 4 shokve bashkëluftetarve të Grupit kumanovës e Bashkëvuajtësit ton, Sot, dolen pozitiv të gjithë ndihem mirë pa ndonje shqetësim. Ne fakt tri – katër ditet e para ishin të pakendshme, pastaj thuajse gati normal si gjithherë.

Nese shumica e njerëzve e kalojne njejtë këtë pandemi atëher urojë të kalojmë të gjithë sëbashku sa ma lehtë Po duket që vaksinat e kane bërë punen e vet, andaj vaksinohuni edhe me dozen e trete unë për shkak të neglizhences nuk e kam  marre dozen e tretë vetëm se oshtë me kërku vullnetarishtë

Me respekt!

Luftëtari i UÇK-së

Fatmir Reçica nga Burgu i Idrizovës, kati par qelia nr.5

Story i mëparshëm

Sot mbahet marshi për nder të Rexhail Qerimit

Story i radhës

Kohë për aleanca të reja? Kriza e Ukrainës dhe diplomacia e europianëve

Të fundit nga