Katër persona shpëtuan nga rrëshqitja e ortekut në Brezovicë, ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë kërkimin

min lexim

Një ortek i madh ka rrëshqitur sot në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Në pamjet që po qarkullojnë nëpër medie shihet se ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët janë duke gërmuar borën mbi ortek.

Ndryshe, ditë më parë ekipet e kërkim-shpëtimit kishin paralajmëruar se mund të ketë lëshim të ortekëve për shkak të reshjeve të borës.

“Pas reshjeve të fundit të borës të përcjellura me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë  kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve. Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike: perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimin e faktorëve të lartpërmendur”, thuhej në komunikatë.

Po ashtu në komunikatë kanë dhënë edhe disa këshilla për personat që skijojnë.

Rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por ekziston edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore.

-Mos skijoni jashtë shtigjeve të skijimit!

-Bjeshkatarë evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30~45°.

-Zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara.

-Përdorimi i pajisjeve të sigurisë për ortek është i domosdoshëm!

Për çdo urgjencë kontaktoni në numrat:

112

+38349840228. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohen 10 persona, një prej tyre zbërtheu armën për ta fshehur

Story i radhës

Што се реализираше во општина Гази Баба во првите 100 дена од мандатот на Стефковски?

Të fundit nga