Katër mënyra të thjeshta si të rrisni aftësitë e të menduarit

September 19, 2024
1 minut lexim

Nëse mendoni se të menduarit është një proces që ndodh në mënyrë ideale tek të gjithë njerëzit, në fakt gaboheni!

Neuroshkencëtarja Emily McDonald ka shpërndarë një video në TikTok që ka marrë virtualisht vëmendjen e mijëra njerëzve për mënyrat që nxisin lindjen e qelizave të reja të trurit që çojnë në një aftësi më të mirë të të menduarit.

Nëse jeni kuriozë se cilat janë këto metoda, ja për çfarë bëhet fjalë:

1. Bëni stërvitje të rregullt

“Aktiviteti fizik në natyrë apo palestër është provuar rrit nivelet e proteinave që mund të ndihmojnë në lindjen e neuroneve të reja,” thotë McDonald.

Stërvitja, qoftë edhe ajo me intensitet të ulët ndikon te rrahjet e zemrës dhe forcimin e kujtesës.

2. Meditimi

Disa studime tregojnë se meditimi mund të stimulojë ndryshime strukturore në hipokampusit, një rajon ku neurogjeneza (lindja e qelizave të reja) ndodh tek të rriturit.

Natyrisht, që meditimi si proces vlen edhe për përmirësimin e gjendjes mendore dhe fizike, por njëherësh ndikon edhe në relaksimin e qelizave të trurit që ndikojnë në aftësinë e të menduarit.

3. Konsumoni ushqime të pasura me polifenole

Polifenolet që gjenden në çokollatën e zezë, manaferrat, dardhat, rrushi dhe vera e kuqe kanë fuqi anti-oksiduese dhe anti-inflamatore që mbrojnë trurin nga dëmtimet e radikaleve të lira dhe për pasojë parandalojnë edhe sëmundjet neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson.

4. Dilni në diell

Nivelet e proteinave në tru duket se janë të lidhura me stinët, ndaj sa më të ulëta që të jenë ato si zakonisht nga janari në maj, aq më pa humor ndihemi.

“Rrezet e diellit mund të rrisin nivelet tona të BDNF-së (nivelet e faktorit neurotrofik që rrjedh nga truri). Ndaj, duhet të ekspozoheni sa më shumë në diell,” shton McDonald.

Vetëm mos harroni kremin tuaj të diellit! 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

NATO: Shpenzimi 2% të GDP-së në mbrojtje nuk mjafton

Story i radhës

Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

Të fundit nga

ShkoLartë