Kate Middleton bën daljen e parë publike pas përfundimit të kimioterapive, Princesha fotografohet krah familjes mbretërore

September 22, 2024
1 minut lexim

Kate u pa duke marrë pjesë së bashku me Mbretin Charles, Mbretëreshën Camilla dhe bashkëshortin e saj Princin William në një kishë në Balmoral, Skoci.

Middleton, e veshur me një kapelë ngjyrë kaki dhe një palë vathë ari, u fotografua në sediljen e pasagjerit të makinës, e cila drejtohej nga bashkëshorti i saj.

Vetëm javën e kaluar u bë e ditur se ajo u rikthye në punë pas përfundimit të disa muajve të trajtimit për kancerin nga i cili ajo vuan.

Sipas Daily Mail, Middleton drejtoi një takim si pjesë e iniciativës së saj të fëmijërisë së hershme. Para kësaj, takimi i fundit zyrtar ku ajo kishte marrë pjesë ishte më 6 dhjetor 2023.

Pjesën tjetër të kohës ajo punoi nga shtëpia dhe shmangi plotësisht daljet publike, ndërsa shtrimi dhe trajtimi i saj në spital vazhduan.

Në verë ajo bëri dy paraqitje publike, në paradën vjetore të Mbretit Trooping the Color dhe në finalet e Wimbledon. Në videon në të cilën njoftoi përfundimin e trajtimit, ajo tha se ka planifikuar pak dalje publike deri në fund të vitit, megjithëse do të fokusohet të bëj gjithçka për të qëndruar e pastër nga kanceri.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​“Shiu i zi” ka filluar të bjerë në Tokë, paralajmërojnë shkencëtarët

Story i radhës

Osmani para ushtarëve amerikanë: Prezantuat lirinë për ne në Kosovë

Të fundit nga

Reklamat po vijnë në vetura?

Duket se disa prodhues veturash kanë gjetur një mënyrë tjetër për të fituar para. Ecni nëpër qytet dhe do të bombardoheni me reklama. E njëjta gjë vlen edhe për drejtimin e një
ShkoLartë