Aktivisti dhe Biologu i mjedisit, Olsi Nika në një intervistë në Ora News u shpreh se janë 200 presione që janë hartëzuar dhe që ndodhen në një distancë nga zero pra brenda Parkut të Vjosës deri në 2 km distancë me Parkun.
Nika: Ajo çfarë shikojmë është tronditëse por nuk është se është diçka që ka ndodhur tani apo nuk ka qenë më përpara dhe prapë nuk është e vetmja gjë apo i vetmi presion mbi Vjosë.
Pra këto janë pamjet filmike që ne kemi ndarë së fundmi por janë pjesë e një raporti më të gjerë të vlerësimit të presioneve mbi Parkun Kombëtar të Vjosës.
Që është një punë që ne bashkëkarisht kemi bërë prej një viti pra nga gjysma e vitit 2024 deri para pak javësh.
Një raport të cilin ne e kemi publikuar dhe ia kemi vënë në dispozicion edhe autoriteteve që janë përgjegjëse kryesisht për menaxhimin e Parkut.
Janë listuar jo një, se ky është vetëm një pavarësisht që është goditës si pamje por është një nga 200 presionet që ne kemi hartëzuar dhe që ndodhen në një distancë nga zero pra brenda në Park deri në 2 km distancë me Parkun.
Kategoritë kryesore të këtyre presioneve janë padyshim industria nxjerrëse përpunuese që operon përgjithësisht në zonën e mesme, në rrjedhën e mesme të lumit të Vjosës.
Dhe nuk është vetëm nafta, janë edhe minierat e bitumit, është edhe marrja e inerteve, është edhe fraksionimi i gurit.
Pra gjithë kjo pjesë e industrisë e cila shtrin ndikimin e vet në Park.
Një tjetër presion që është gjithashtu evident dhe që është vështirë të hartëzohet në mënyrë kapilare edhe të perceptohet ndonjëherë pikërisht për shkak të kësaj vështirësie, është marrja e ujit nga Vjosa.
Pra nuk dimë ne sot sa litër, sa metër kub merren nga Vjosa dhe kthehen në Vjosë apo merren nga Vjosa dhe nuk kthehen në Vjosë.
Dhe ky është një presion goxha i rëndësishëm.
Burimi: botasot.info