Katari: Vazhdojnë kontaktet dhe komunikimi me palët konfliktuese në Sudan

Katari njoftoi se për zgjidhjen e krizës në Sudan, vazhdon komunikimin e drejtpërdrejtë dhe se është në kontakt me palët konfliktuese, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, QNA, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, në konferencën javore për shtyp ka theksuar se vendi i tij vazhdon komunikimin e drejtpërdrejtë dhe është në kontakt me palët konfliktuese, për zgjidhjen e krizës në Sudan.

Ai ka shtuar se Katari mbështet çdo përpjekje që siguron rikthimin në dialog dhe që palët konfliktuese të bëjnë armëpushim.

“Për shkak se është krizë e brendshme e Sudanit, edhe zgjidhja do të vijë nga Sudani. Ajo që bën ministria e jashtme është të ofrojë ndihmë dhe të ofrojë zgjidhje të përshtatshme diplomatike”, ka theksuar Al-Ansari.

Zëdhënësi al-Ansari tha se vazhdojnë përgatitjet për hapjen e ambasadave të Katarit në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe në Bahrein dhe se ambasadat në Manama dhe Abu Dabi do të hapen brenda disa javësh.





Story i mëparshëm

Drogba për Chelsean: Nuk e njoh më klubin tim

Story i radhës

Një maluer infekton dhjetëra aplikacione me 100 milionë shkarkime në Play Store

Të fundit nga