katari thote se ska bisedime te planifikuara mes shba se dhe iranit ne doha 6a43ca30574ac

Katari thotë se s’ka bisedime të planifikuara mes SHBA-së dhe Iranit në Doha

June 30, 2026
min lexim

Ministria e Jashtme e Katarit tha se nuk është planifikuar ndonjë takim i nivelit të lartë mes zyrtarëve amerikanë dhe iranianë në Doha në ditët në vijim, pavarësisht vizitës së të dërguarve amerikan, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

“Sipas informacioneve të mia, nuk ka planifikime për takime direkte mes dy palëve në ditët në vijim”, tha për gazetarët zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari më 30 qershor.

Ai tha se delegacioni i Shteteve të Bashkuara do të takohet me ndërmjetësit nga Katari, por shtoi se “sipas informacioneve që kam nuk ka një takim të nivelit të lartë mes dy palëve”.

Deklaratat vijnë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se Witkoff dhe Kushner do të udhëtojnë për në Katar për takime të nivelit të lartë. Më 29 qershor, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Irani “ka kërkuar një takim” i cili sipas tij do të mbahej në Doha më 30 qershor.

Irani po ashtu ka thënë se nuk ka takime të planifikuara me SHBA-në gjatë kësaj jave.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, tha se ekipi teknik iranian do të vizitojë Dohan gjatë kësaj jave, por vizita e tyre nuk ka lidhje me vizitën e zyrtarëve amerikanë në këtë shtet.

“Ne nuk do të kemi negociata në asnjë nivel me palën amerikane në ditët në vijim dhe fakti që përfaqësuesit amerikanë po udhëtojnë për në Katar nuk ka lidhje me udhëtimin e delegacionit iranian”, tha Baqaei përmes një deklarate.

Deklaratat e ndryshme vijnë pasi SHBA-ja dhe Irani këmbyen sulme gjatë fundjavës, duke ngritur dyshime për përpjekjet për rinisjen e negociatave, teksa në fuqi që nga prilli është një armëpushim i brishtë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Witkoff dhe Kushner do të marrin pjesë në bisedime me Iranin në Doha.

“I dërguari i posaçëm Witkoff dhe Jared Kushner do të fluturojnë drejt Dohas për takime të nivelit të lartë këtë javë, teksa ne po vazhdojmë të diskutojmë për memorandumin e mirëkuptimit. Në margjina të këtyre bisedimeve të nivelit të lartë do të ketë edhe bisedime teknike”, tha ajo gjatë një interviste dhënë për Fox News më 29 qershor.

Baqaei tha se ekipi teknik iranian po shkon në Doha për të diskutuar për lirimin e rreth 6 miliardë aseteve të ngrira iraniane në Katar.

Zhbllokimi i këtyre fondeve është pjesë e memorandumit të mirëkuptimit që Teherani dhe Uashingtoni nënshkruan më 17 qershor. Ky memorandum synon dhënien fund të luftës që nisi pasi SHBA-ja dhe Izraeli filluan sulmet ndaj Republikës Islamike në fund të shkurtit. / REL

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

humbja e jetes per shkak te vapes brataj temperaturat e larta rrisin infarktet trombozat dhe vdekjet e papritura 6a43c9d0031dc
Lajmi i mëparshëm

Humbja e jetës për shkak të vapës, Brataj: Temperaturat e larta rrisin infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura

autoritetet analizojne formimin e cmimeve te mbi 600 produkteve qeveria paralajmeron nderhyrje nese zbulohen marzhe te larta tregtare 6a43cda061afd
Lajmi i radhës

Autoritetet analizojnë formimin e çmimeve të mbi 600 produkteve, Qeveria paralajmëron ndërhyrje nëse zbulohen marzhe të larta tregtare

Të fundit nga

Me veturë e theu derën dhe sulmoi gruan

Policia (Ministria e Punëve të Brendshme – MPB) ka regjistruar 11 raste të dhunës në familje brenda një dite. Shtatë persona janë arrestuar, dhe ndër rastet më serioze, janë një përpjekje për
ShkoLartë