humbja e jetes per shkak te vapes brataj temperaturat e larta rrisin infarktet trombozat dhe vdekjet e papritura 6a43c9d0031dc

Humbja e jetës për shkak të vapës, Brataj: Temperaturat e larta rrisin infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura

June 30, 2026
1 minut lexim

Temperaturat e larta nxisin vdekjet e papritura. Por si ndodhin ato te individë të ndryshëm?

“Janë persona 50-60 vjeç, të cilët nuk bëjnë kontrolle se thonë: ‘Nuk jam i sëmurë’“, shprehet Skënder Brataj.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thekson se në këto ditë të nxehta numri i thirrjeve për ndihmë mjekësore është rritur me 200 në ditë, ndërkohë që shpjegon si ndikon vapa në infarkte, tromboemboli të mushkërive apo ishemi të trurit, të cilat janë vdekjeprurëse.

“Arterioskleroza në enët e gjakut nis ngadalë dhe në vazhdimësi. Ne humbim lëngje dhe gjaku, në mungesë të tyre, trashet duke krijuar trombe. Po varet ku i bën ato trombe, në enët koronare që çojnë në infarkt, në mushkëri apo në enët që çojnë gjak në tru, duke shkaktuar ishemi.”, shton Brataj.

Por, përveç lëngjeve, Brataj thekson shumë të rëndësishëm elektrolitet që humbim nga vapa dhe rëndësinë e konsumit deri në 2 litra ujë.

“Natriumi dhe kaliumi duhet të jenë në balancë, humbja e elektroliteve i çekuilibron ato…”, thekon ai.

Brataj këshillon kujdes të shtuar për të moshuarit dhe foshnjat që të hidratohen, ndërsa ata të cilët punojnë jashtë të shmangin orët e pikut. Nuk rekomandohet përdorimi i biçikletës deri në orët e pasdites, pasi sforcon organizmin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

publikohet raporti komuniteti lgbtiq ne fund te prioriteteve te partive 6a43c955bf718
Lajmi i mëparshëm

​Publikohet raporti: Komuniteti LGBTIQ+ në fund të prioriteteve të partive

katari thote se ska bisedime te planifikuara mes shba se dhe iranit ne doha 6a43ca30574ac
Lajmi i radhës

Katari thotë se s’ka bisedime të planifikuara mes SHBA-së dhe Iranit në Doha

Të fundit nga

Me veturë e theu derën dhe sulmoi gruan

Policia (Ministria e Punëve të Brendshme – MPB) ka regjistruar 11 raste të dhunës në familje brenda një dite. Shtatë persona janë arrestuar, dhe ndër rastet më serioze, janë një përpjekje për
ShkoLartë