autoritetet analizojne formimin e cmimeve te mbi 600 produkteve qeveria paralajmeron nderhyrje nese zbulohen marzhe te larta tregtare 6a43cda061afd

Autoritetet analizojnë formimin e çmimeve të mbi 600 produkteve, Qeveria paralajmëron ndërhyrje nëse zbulohen marzhe të larta tregtare

June 30, 2026
1 minut lexim

Analizat që po e kryejnë autoritetet, me të cilën planifikojnë të përcaktojnë se cili është ndikimi që i mban çmimet të larta, pritet të përfundojë në fund të muajit të ardhshëm, thotë ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi. Ai shtoi se analiza përfshin 600 deri në 700 produkte dhe do të shqyrtohet i gjithë procesi- nga çmimi i prodhuesit deri te çmimi i shitjes te tregtari. Durmishi shtoi se gjatë kësaj jave do të mbahet edhe një takim me furnizuesit dhe prodhuesit.
“Analiza përfshin 600 deri në 700 produkte që janë pjesë e shportës së konsumit, përkatësisht 74 grupe të produkteve ushqimore bazë. Për secilin produkt do të analizohet i gjithë zinxhiri i furnizimit, nga çmimi i prodhuesit deri te çmimi i shitjes, ndërsa natyrisht do të përfshihet edhe furnizuesi. Kur ta kemi këtë analizë, do të dalim para opinionit dhe do të tregojmë saktësisht se kush janë faktorët që ndikojnë që produkti në fund të shitet me atë çmim, ose kush ndikon në formimin e çmimit të produktit“, deklaroi Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë.

Sipas Durmishit, një pjesë e tregtarëve u kanë dalë në ndihmë qytetarëve duke i ulur vetë marzhat e fitimit. Tani ato do të kontrollohen sërish dhe nëse konstatohet rritje, do të kufizohen.

“Herën e kaluar, kur vendosëm kufizimin e marzhave gjatë periudhës së festave, tregtarët, duke e ditur saktësisht se cilat produkte konsumohen më shumë, e rritën marzhën e fitimit deri në 20 apo 30 për qind. Edhe tani po vërehet e njëjta gjë, rritja e marzhës bruto të fitimit, aty ku mund të ndërhyjmë administrativisht. Megjithatë, do të bëjmë analizë të detajuar – nga prodhuesi, çmimi i shitjes, furnizuesi, distributori e deri te tregtari në fund. Pra, do të bëjmë një analizë të hollësishme dhe do të shohim se ku duhet të ndërhyjmë ose me kë duhet të takohemi nëse rastësisht konstatohet një marzhë më e lartë se 10 apo 15 për qind“, theksoi Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë.

Lidhur me analizën e njëjtë, një ditë më parë kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ajo është prioriteti i tij më i lartë dhe se ai personalisht po e udhëheq procesin dhe pret rezultate shumë shpejt./Alsat.mk.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

katari thote se ska bisedime te planifikuara mes shba se dhe iranit ne doha 6a43ca30574ac
Lajmi i mëparshëm

Katari thotë se s’ka bisedime të planifikuara mes SHBA-së dhe Iranit në Doha

me veture e theu deren dhe sulmoi gruan 6a43cf20e9d7c
Lajmi i radhës

Me veturë e theu derën dhe sulmoi gruan

Të fundit nga

Me veturë e theu derën dhe sulmoi gruan

Policia (Ministria e Punëve të Brendshme – MPB) ka regjistruar 11 raste të dhunës në familje brenda një dite. Shtatë persona janë arrestuar, dhe ndër rastet më serioze, janë një përpjekje për
ShkoLartë