Katari pritet ta ndalojë konsumimin e birrës në stadium gjatë Kampionatit Botëror

1 minut lexim

Vendet ku do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mund të jenë zona në të cilat është i ndaluar konsumimi i alkoolit.

Edicioni i sivjetshëm i Kupës së Botës do të jetë i pari që mbahet në një vend mysliman dhe do të ketë kontrolle të rrepta për konsumimin e alkoolit.

Shumë janë duke pritur të dëgjojnë se si organizatorët po planifikojnë të trajtojnë dëshirën e tifozëve që duan të pinë disa birra gjatë një ndeshjeje, përcjell KosovaPress.

Sipas “Reuters”, organizatorët do të lejojnë shitjen e birrës alkoolike jashtë ambienteve para dhe pas ndeshjeve, por do të ketë një ndalim të plotë të konsumimit të saj brenda stadiumeve.

Duke qenë se vendi ka një ligj kundër të qenit i dehur në publik, nuk është krejtësisht befasuese, megjithatë, kjo do të jetë ende një goditje e madhe për 1.2 milionë tifozët që normalisht dëshirojnë të kënaqen gjatë një Kampionati Botëror tejet interesant.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Biznesmeni nga Shkupi: Ma arrestuan djalin duke mbrojtur pronën dhe Skënderbeun

Story i radhës

Stoltenberg shpreh ngushëllime pas vdekjes së Shinzo Abe, i cili u qëllua me armë

Të fundit nga