“Katari një model për botën arabe”, ja fjalimi i fundit i eurodeputetes para arrestimit

Një katar që është model për botën arabe. Një Katar që ka hequr “kalafën” (një institucion ligjor që përdoret për të monitoruar punëtorët e huaj të punësuar veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe në shërbimin shtëpiak), një Katar që është në ballë të të drejtave të punëtorëve. Kështu shprehej më 21 Nëntor nënkryetarja greke e Parlamentit Europian, Eva Kaili, anëtare e grupit “Socialistë & Demokratë”, e cila ndodhet tashmë në paraburgim, pasi ishte përfshirë në hetimin e korrupsionit në lidhje me Katarin.

Ky është fjalimi i saj i fundit për Katarin në seancë plenare:

“Sot Kupa e Botës në Katar është provë sesi diplomacia sportive mund të arrijë një transformim historik në një vend, me reforma që frymëzojnë botën arabe. Unë kisha thënë se Katari është një kampion i të drejtave të punës, me heqjen e Kafalës (leje e punëdhënësit për të dalë nga Gjiri), vendosja e pagës minimale, edhe pse as kompanitë evropiane nuk i zbatojnë këto ligje”, tha Kaili.

“Ata u angazhuan për një vizion me zgjedhjen e tyre dhe i janë hapur botës. Megjithatë disa këtu kërkojnë që të diskriminohen, i ngacmojnë dhe akuzojnë këdo që flet me ta për korrupsion. Por ata blejnë gazin e tyre dhe kanë kompani që bëjnë miliarda në Kata. Ne nuk kemi të drejtë morale të japim leksione për të kërkuar vëmendjen e medias dhe nuk imponojmë modelet tona, ne i respektojmë ato”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga shtyrja e datës së zgjedhjeve, te të shtënat me armë dhe vendosja e barrikadave, çfarë ndodhi dje në veri të Kosovës

Story i radhës

Getinjo vazhdon me ‘teoritë’ e çudtshme: Ne njerëzit nuk dallojmë shumë nga kafshët, krijesa më e mençur është sorra

Të fundit nga