Katari goditet nga tornadot dhe breshëri

December 7, 2022
1 minut lexim

Një tornado i shoqëruar me breshër ka goditur Katarin. Sipas raportimeve, më i prekuri ishte qyteti industrial Ras Laffan, i cili ndodhet 80 km në veri të kryeqytetit Doha.

Kujtojmë se qyteti në Lindjen e Mesme mirëpret Kupën e Botës 2022 dhe që nga nisja e kampionatit nuk kanë munguar episode të “frikshme” të motit.

Re të zeza u mblodhën pranë aeroportit Al Khor ku po mbahen edhe pjesa më e madhe e ndeshjeve të Kupës së Botës.

Departamenti meteorologjik i Katarit publikoi disa pamje në Twitter, pak pasi kishte paralajmëruar për një stuhi që po afrohej ndërsa u bënte thirrje qytetarëve që të tregoheshin të kujdesshëm.

Tornadot nuk janë të zakonshme në Lindjen e Mesme, por disa të tillë kanë goditur goditur Katarin në vitin 2016.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ganiu dhe Mexhiti pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare MUNIWORLD

Story i radhës

Kur dy njerëz janë të destinuar të qëndrojnë së bashku, herët a vonë do të takohen përsëri

Të fundit nga

ShkoLartë