“Katana 138”, serbët çmenden nga tatuazhi i Mirlind Dakut

September 12, 2023
1 minut lexim

Sulmuesi gjilanas Mirlind Daku çimentoi fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë me golin e tij, ndërsa gjatë festimit hoqi edhe bluzën duke dashur të tregojë tatuazhin në shpatullën e djathtë ku shkruhej “Katana-138”.

Fill pas golit, AlbEu shpjegoi domethënien e këtij mesazhi, i cili lidhet me komandantin Agim Ramadani dhe Brigadën 138.

Ramadani ra heroikisht gjatë betejës së Koshares ku UÇK largoi përfundimisht forcat serbe nga kufiri i Shqipërisë me Kosovën për të mos u kthyer më kurrë aty.

Mirëpo ky gjest ka tërbuar mediat serbe të cilët e kanë cilësuar skandal dhe kanë kërkuar edhe reagmin e UEFA.

“Daku i ka kushtuar një tatuazh në trup, terroristi shqiptar Agim “Katana” Ramadani, lideri i brigadës 138 të UÇK-së”, thuhet në mediat serbe.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kjo shenjë e Horoskopit jep këshillat më të mira dhe ju mund t’i besoni

Story i radhës

Rumani-Kosovë, formacionet e mundshme

Të fundit nga

Vrasje brenda familjes në Tetovë!

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në “Bllok 70” në Tetovë, përcjell TV21. Sipas informacioneve të para, dyshohet se babai me pushkë gjuetie ka vrarë të birin. Policia është
ShkoLartë