katalanasit lene me gisht ne goje anglezet 67f24f95eb881

Katalanasit lënë me gisht në gojë anglezët

April 6, 2025
1 minut lexim

Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë eurosh nga Manchester United për Alejandro Balde.

Ruben Amorim e sheh 21-vjeçarin si profilin e duhur për të forcuar krahun e djathtë për sezonin e ardhshëm, por përgjigjja e menjëherëshme e klubit katalanas ka qenë shumë e qartë: Balde nuk është në shitje.

Klubi katalanas e konsideron Balde një pjesë kyçe të projektit të tyre për të ardhmen, aq më tepër që 21-vjeçari është përshtatur shumë mirë me skemën e Flick.

Dëshira e Manchester United ishte të shtonin një lojtar me përvojë dhe potencial elitar, por refuzimi i Barçës do t’i detyrojë ata të hedhin sytë te kandidatë të tjerë.

Me një kontratë aktuale që skadon në verën e vitit 2028 dhe besimin e plotë të Flick, Balde do të vazhdojë të veshë fanellën e Barcelonës, ndërkohë që synon të rritet e të përmirësohet akoma dhe më shumë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ora e faljes se te premtes do te jete orar pushimi fahri xharra me kritika per premtimin e berishes godet edhe ramen 67f24bd6510af
Story i mëparshëm

“Ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi”, Fahri Xharra me kritika për premtimin e Berishës – ‘godet’ edhe Ramën

tubimi ne mbeshtetje te marine le pen organizohet ne paris ne nje klime tensioni politik 67f25318b49f5
Story i radhës

Tubimi në mbështetje të Marine Le Pen organizohet në Paris në një klimë tensioni politik

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë