Kastrioti i Ferizajt dhe Vëllaznimi i Gjakovës, dy skuadra me renome u ndeshen mes vete në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Kastrioti ka shënuar fitore me rezultat 34:28 ndaj gjakovarëve, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
“Fitojmë ndeshjen çerekfinale ndaj KH Vëllaznimi dhe kualifikohemi për në fazën gjysmëfinale.
Një super ndeshje nga djelmoshat e skuadrës e cila në fund u shpërblye me fitore”, shkruan në faqen e KH Kastriotit.