Kastrioti ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Ardi Mema.
Klubi krutan ka arritur marrëveshjen me Memën pas largimit të Emiljano Çelës.
“Ardian Mema është trajneri i ri i Kastriotit.
Tekniku 51-vjeçar pas arritjes së djeshme të marrëveshjes me Presidentin Alban Vogli, nga sot ka nisur punën me skuadrën në seancën stërvitore të mesditës, i shoqëruar nga zëvendës trajneri Shkëlzen Rustami.
Në të shkuarën, Mema ka drejtuar ekipin e Tiranës. KS Kastrioti i uron mirëseardhjen trajnerit të ri, dhe i uron suksese në realizimin e objektivave sezonale”, shkruan klubi.