Në vjeshtë garë të fortë kanë zhvilluar edhe hendbollistet e grupmoshës së kadeteve.
Dhe gara për titull vazhdon në stinorin pranveror, ndërsa do të jetë intertesante dhe dramatike deri në fund.
Tri skuadra kanë bilanc prej shtatë fitore e dy humbje. I pari është Kastrioti me 14 pikë, sa i kanë edhe Shqiponja e Ferizaj.
Menjëherë prapa tyre qëndrojnë Prishtina e Vushtrria.
Të shtunën, në kuadër të xhiros së nëntë, Kastrioti fitoi 22:21 ndaj Prishtinës.
Kurse Ferizaj e mposhti Shqiponjën me rezultat 31:20.
Kadetet i zhvillojnë ndeshjet para lojtareve seniore.