kastriot bllaca emerohet u d i kryeshefit ne termokos 68d159841ed4d

Kastriot Bllaca emërohet u.d. i kryeshefit në “Termokos”

September 22, 2025
1 minut lexim

Bordi i drejtorëve të NP “Termokos” Sh.A, ka emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes, Kastriot Bllaca.

Sipas njoftimit të Termokos, Bllaca ka një përvojë të gjatë dhe të çmuar në NP “Termokos”, ku ndër vite ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në sektorë të ndryshëm të ndërmarrjes.

“Përvoja e tij shumëvjeçare dhe njohja e thellë me sfidat dhe potencialet e ndërmarrjes përbëjnë një bazë të fortë për të udhëhequr projektet kapitale zhvillimore, që synojnë rritjen e efikasitetit, zgjerimin e shërbimeve dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ngrohje për qytetarët e Prishtinës.

NP “Termokos” me mbi pesë dekada funksionim, ka përjetuar një zhvillim të rëndësishëm, veçanërisht pas realizimit të Projektit të kogjenerimit, i cili ka shërbyer si pikënisje për investime të mëtejshme strategjike. Ndër projektet më të rëndësishme janë: Projekti për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, projekti “Prishtina HeatSave” si dhe ato në proces realizimi si “Solar 4Kosovo” dhe Projekti për dyfishimin e kapaciteteve”, thuhe tnë njofitm.  

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

njohja e palestines cfare do te thote te njohesh nje shtet 68d1588480edd
Lajmi i mëparshëm

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

julia fox shokon londren me fustanin qe zbuloi me shume se cduhej 68d15a9195329
Lajmi i radhës

Julia Fox ‘shokon’ Londrën me fustanin që zbuloi më shumë se ç’duhej!

Të fundit nga

Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen

Një zhvillim i fortë politik ka tronditur Rumaninë të mërkurën. Shtatë ministra nga Partia Socialdemokrate (PSD) kanë dhënë dorëheqjen, pasi partia vendosi t’i mos mbështesë më kryeministrit Ilie Bolojan, duke i hapur rrugën

ESHS: Paga mesatare arrin në 46.159 denarë

Nga Enti Shtetëror i Statistikave, njoftojnë se në muajin shkurt të vitit 2026 paga mesatare mujore neto në Maqedoni të Veriut ishte 46 159 denarë (748.83 Euro). Në muajin shkurt të vitit
ShkoLartë