Kasami takon ambasadorin Rokas: BE partner i fortë për zhvillimin e komunave

December 13, 2024
1 minut lexim
Kryetari i Komunës së Tetovës, dhe një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka mirëpritur sot ambasadorin e BE-së në Tetovë nga ku ka thënë se BE-ja vazhdon të mbetet partner i fortë i zhvillimit të komunave.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Tetovës Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, në kuadër të vizitave të tij në komunat e Maqedonisë së Veriut. Këto vizita kanë për qëllim të afrojnë qytetarët dhe institucionet me procesin e anëtarësimit në BE. Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë një partner i fortë për zhvillimin e komunave tona, me nisma konkrete që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës, zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e standardeve demokratike”, ka shkruar, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.
Ai ka shtuar se si komunë janë të përkushtuar për të dhënë kontribut në drejtim të progresit edhe në nivel lokal.
“Si Komunë, jemi të përkushtuar të japim një kontribut aktiv në këtë proces, duke sjellë ide dhe nisma që kanë një ndikim të prekshëm në përditshmërinë e qytetarëve tanë. Faleminderit Ambasadorit Rokas për vizitën dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme në ndërtimin e urave të bashkëpunimit. Me energjinë dhe vizionin tonë të përbashkët, Tetova po ecën drejt një të ardhmeje më të ndritur evropiane”, ka përfunduar Kasami.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I biri iu plagos me thikë, flet babai i 17-vjeçarit: Djalin nuk do ta çoj më në shkollë, dua drejtësi

Story i radhës

UEFA dënon Serbinë. Në pikëpyetje fati për stadiumin “Arena Kombëtare”

Të fundit nga

Fonseca drejt shkarkimit

E ardhmja e Paulo Fonseca-s te Milan-i është në dyshim. Fitorja e marrë kundër Verona-s nuk ka mjaftuar për të frenuar zërat që vazhdojnë të dalin nga Milanello. Një situatë aspak e
ShkoLartë