Kasami “rrjep” shoferët e Tetovës!

February 28, 2022
1 minut lexim

Kasami mashtroi qytetarët e Tetovës. Parkingu në Tetovë jo vetëm që u shtrenjtua por nuk iu la as edhe një orë pa pagesë tetovarëve. Vetë Kasami kishte deklaruar se çmimi është rritur dhe se parkingu do të paguhet deri në ora 21:00.

Tabelat e reja të vendosura në parkingjet e Tetovës tregojnë se deri në ora 23:00 bëhet pagesa. “Do të duhet ta përcjell se unë e di se duhet të jetë deri në ora 9h, nëse është deri në ora 11h duhet të jetë gabim teknik, duhet ta konfirmojë edhe ta shohë se për çfarë bëhet fjalë”, tha Kasami.

Këshilltarët e komunës e kanë kritikuar Kasamin sepse nuk e ka mbajtur premtimin të cilin e dha para zgjedhjeve lokale.

E këshilltarët e BDI-së në komunë nuk e lanë pa kritikuar, duke thënë se Kasami nuk e mbajti edhe këtë premtim. Bilall Kasami këtë premtim e mbajti vetëm dy javë edhe më pas e rriti edhe çmimin e parkimit zonal për 10 denarë në çdo zonë. Nga 20 denarë u rrit në 30 denarë në zonën B edhe nga 30 në 40 denarë në zonën A.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

VMRO do të propozojë uljen e akcizës për derivatet e naftës

Story i radhës

Xhaka drejt largimit, Arsenali gjen zëvendësuesin

Të fundit nga

ShkoLartë