Kasami: Riorganizimi i administratës pengohet nga pushteti qendror

1 minut lexim

Kreu i komunës Tetovës Bilall Kasami, në TV24 ka folur edhe për riorganizimin e administratës. Sipas tij, një gjë e tillë po pengohet nga pushteti qendror.

Në lidhje me riorganizimin e administratës inspektorati i punës përmes bashkëshortes së zëvendësministrit të drejtësië Agim Nuhiu, bën presion dhe i kthen në punë të punësuarit e komunës të cilët për tre muaj nuk kanë qenë në vendet e tyre të punës dhe kjo e dokumentuar përmes sistemit elektronik të evidencës. Pushteti qendror e pengon realizimin e punëve dhe zhvillimin e qytetit. Paramendoni, kanë lejuar Teuta Arifin që të krijojë një borxh prej 24 milion euro, pa qenë kohë krize ndërsa mua që në javën e parë më kanë limituar buxhetin, dhe këtu parashtrohet pyetja se si mund të menaxhosh ose të kursesh në një komunë ku mjetet janë të limituara”, ka përfunduar Kasami.

Marketing

Story i mëparshëm

Kremlini: Nuk është marrë asnjë vendim nëse do të mbyllen kufijtë

Story i radhës

Gjashtë gola nuk japin fitues, Anglia e Gjermania ndajnë pikët

Të fundit nga